Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: Kush është ekzekutivi i kësaj bashkie?

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: Kush

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me tensione.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime mbi mënyrën se si po funksionon bashkia pas zhvillimeve të fundit ligjore.

“E nxorët nga dera kryetarin e bashkisë dhe e futët nga dritarja. Ky këshill duhet të fusë urgjentisht në rend dite diskutimin se çfarë po ndodh në bashki. Kryetarja e komanduar tha ‘nuk jam unë e zgjedhur, mos më kërkoni llogari’. Atëherë kush mban përgjegjësi për vendimet? Kush është ekzekutivi i kësaj bashkie? Si po menaxhohet Bashkia e Tiranës? Qytetarët meritojnë ta dinë”, përfundoi Teliti.

SPAK nuk e lejoi Veliajn të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Të fundit