Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në mbledhjen e grupit të PD, Vokshi: Basha nuk na lejoi të flasim. Kryedemokrati: Sajesë!

Debate në mbledhjen e grupit të PD, Vokshi: Basha nuk na lejoi të

Është shoqëruar me debate mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes, deputetja Albana Vokshi tha për mediat se Basha mbylli mbledhjen shpejt duke mos lejuar asnjë diskutim.

“Qëndrimet e Lulzim Bashës nuk e përfaqësojnë as atë dhe as Partinë Demokratike. Basha mbylli mbledhjen duke mos lejuar asnjë diskutim”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, Basha pak minuta më vonë tha për gazetarët se kjo është një sajesë.

Përplasja mes  deputetes Albana Vokshit dhe Lulzim Bashës erdhi pasi kryetari i Partisë Demokratike hapi garën për kreun e ri të forumit rinor të PD-së dhe forumit të gruas.

 

Të fundit