Flash News

Ditari i Opozitës

Debatet në mbledhjen e grupit të PD/ Vokshi: Të njihen deputetët e përjashtuar. Si përgjigjet Alibeaj

Debatet në mbledhjen e grupit të PD/ Vokshi: Të njihen

Mbledhja e grupit demokrat është shoqëruar me debate. Kujtojmë që mbledhja u thirr nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj.

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt që të bëjë kërkesë në Kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si pjesë e grupit të PD.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, ka thënë Vokshi, sipas lajmeve që qarkullojnë në media.

Alibeaj mësohet të jetë përgjigjur se: “nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendimet që janë marrë nga organe të partisë. Se akuzuat Bashën që merr vendime personale për perjashtimin e Sali Berishes, tani une nuk do marr vendim personal për futjen tuaj”.

 

 

Të fundit