Flash News

Ditari i Opozitës

Debati pas përjashtimit të Berishës nga Basha, Shehi: S'është dramë edhe nëse do të iknin të dy

Debati pas përjashtimit të Berishës nga Basha, Shehi:
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar situatën e krijuar në kapin blu pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ai ka theksuar se me apo pa Berishën dhe Bashën do të ketë një opozitë të fortë.

"Me Berishë, pa Berishë apo me Basha e pa Bashë, Shqipëria do të ketë një opozitë të fortë. Kemi përballë një qeverisje shumë të keqe prej 8 vitesh dhe kam përshtypjen se edhe 8 vitet e ardhshme do të jenë më keq. Kjo nuk është qeveri por një grumbull miqsh dhe mikeshash", tha Shehi për "Report TV".

Ky i fundit i quan fajtor të dy, Berishën dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Sipas Shehit nuk është "dramë" që të tërhiqen të dy. Ai shtoi se mënyra se si u soll Basha është e gabuar, por kështu konsideron dhe rikthimin e ish-kryeministrit.

"Në këtë lloj historie kanë të dy faj. Nuk e quaj ndonjë dramë të madhe edhe nëse do të tërhiqeshin që të 2. Basha ka 8 vite aty që e di shumë mirë që ka një njeri tjetër aty dhe duhet të kishte vepruar. S'kishte pse priste aleancën me Amerikën. Kjo është një dobësi e Bashës.

Ndërsa Berisha duhet të kuptojë që vjen një moment që duhet të kuptojë që është fatlum, ka qeverisur si president, si kryeministër dhe kaq është e mjaftueshme për një cikël politik. Edhe populli thotë 'më bëj nuse edhe një herë...', nuk thotë 'më bëj 3 herë'", tha Shehi.

Të fundit