Flash News

Ditari i Opozitës

Debati për Avokatin e Popullit, Tabaku akuza PS-së: Doni të zgjidhni një avokat nga mazhoranca

Debati për Avokatin e Popullit, Tabaku akuza PS-së: Doni të

Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi se nuk është opozita ajo që po bllokon procesin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, por vetë maxhoranca.

Sipas Tabakut, nuk mund të votohet një projekt-vendim që nuk është i mbështetur në vullnetin e firmave të tyre. Ajo akuzoi maxhorancën se kërkon të vendosë në postin e Avokatit të Popullit një emër të pëlqyeshëm prej saj.

“Bazuar edhe në procedurën kushtetuese për Avokatin e Popullit, ku grupi parlamentar e ka shprehur sipas frymës e gërmës, ndodhemi në kushtet kur kjo seancë nuk ka ca të votojë. Nuk ka asnjë propozim zyrtar nga opozita për kandidatura për avokatin e popullit pas shkresës zyrtare që kryetari i Komisionit të Ligjeve i ka dërguar grupeve parlamentare. Projekt vendimi që kryetari i kuvendit i referohet nuk ekziston se nuk ka prodhuar asnjë projektvendim për firmat e PD që duhet të kishin sjellë në këtë seancë. Kjo do të thotë se ne nuk po e bllokojmë këtë proces, por duhet një proces interesant e të bazuar mbi kritere. Por që të përdorni edhe këtë proces për të zgjedhur një avokat nga maxhoranca, kjo vetëm konsensuale nuk është”, deklaroi Tabaku.

Të fundit