Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës, Boçi: Aksin Librazhd-Prrenjas nuk e shembi shiu, por korrupsioni

Deklaratat e Ramës, Boçi: Aksin Librazhd-Prrenjas nuk e shembi shiu,

Deputeti i PD, Luçiano Boci komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e aksit Librazhd-Prrenjas, kur tha se ngjarja ndodhi prej reshjeve të shiut. 

Në një postim në rrjetet sociale, Boci e konsideron mashtrim deklaratën e tij dhe shton se korrupsioni dhe paaftësia në menaxhimin e projekteve të infrastrukturës ishin shkaktarët.

Postimi i plotë:

MASHTRIMI S’KA BRIRË

Rama mashtroi kur deklaroi se shembjen në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në pjesën e Librazhdit, e shkaktuan reshjet e shiut.

Por çfarë thonë të dhënat?!!!

Ato hedhin poshtë pretendimet gënjeshtare të Ramës.

Ky vit është pothuaj i njënjtë me çdo vit tjetër pararendës.

Viti më me shumë reshje për janar-shkurt është 2023.

Diferencat midis viteve janë kaq minimale sa s’mund të gjesh këtë arsye.

Tabela flet qartë!

KORRUPSIONI DHE PAAFTËSIA SHEMBËN SEGMENTIN!

Deklaratat e Ramës, Boçi: Aksin Librazhd-Prrenjas nuk e shembi shiu,

Të fundit