Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Bashës: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i një deputeti, por u kthye mbrapsht

Deklarata e fortë e Bashës: Të enjten e kaluar u nis arrestimi i

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit.

Basha tha se kishte informacione se të enjten e kaluar është nisur arrestimi i një deputeti të PS-së, por është kthyer mbrapsht.

“Ne kemi raportime të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht.

Kur i them nuk i luan as topi, kemi raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me të paktën një anëtar të grupit parlamentar të PS, deputet për ndryshe do thoja minister”, tha Basha.

Ky i fundit shtoi se makinat janë kthyer në mes të natës mbrapsht. Basha tha se prokurorëve iu është bërë presion. Ai iu kërkoi qytetarëve të vendit të mbështesin prokurorët e SPAK-ut.

“Të kthesh mbrapsht makinat që nisen për të arrestuar zyrtarët e lartë, në mes të natës. Apo t’iu thuash po bëtë këtë e keni personale, luftë me mua. Ky është problem i jashtëzakonshëm. Prandaj, thirrja që bëra ishte e qartë se kemi nevojë të jemi njerëz në radhë të parë, pastaj politikanë.

Si njerëz e kuptojmë se dhe ata të SPAK janë njerëz, prindër, bashkëshortë, dhe të gjendur në presion direkt nga njeriu më i pushtetshëm apo të dërguarit e tij, padiskutim që janë në pozita të pabarabarta.

Një prokuror i kërcënuar drejtpërdrejt nga një qeveri e kapur në vjedhje, ndaj dhe ata duhet të kenë mbështetjen e plotë të qytetarëve. 4.2 milionë qytetarë të Shqipërisë duhet t’u japin mbështetjen prokurorëve të SPAK. Mbështetja ime nuk është thjesht si qytetar, por si kryetar i PD”, u shpreh kryedemokrati.

 

Të fundit