Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e fortë e Berishës: Kam shkresën e britanikëve, thonë ‘të mos ia heqim non gratën se na bie reputacioni’

Deklarata e fortë e Berishës: Kam shkresën e britanikëve,

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë lidhur me shpalljen e tij “non-grata” nga Britania e Madhe.

I ftuar në SYRI Tv, Berisha tha se ka në dorë shkresa ku thuhet se Britania nuk mund ta heqë sanksionin, pasi rrezikon t’i bjerë reputacioni.

Kryedemokrati tha se do t’i prezantojë shqiptarët me këto shkresa.

“Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: "Të mos ia heqim se na bie reputacioni". I kam të gjitha dokumentet, do t'ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t'i bëj publike. E lash se ishte fushata, por do t'i bëj publike”, tha Berisha.

Të fundit