Flash News

Ditari i Opozitës

Deklarata e Yuri Kim, reagon ‘Rithemelimi’: Ndërhyrje e palejueshme dhe shkelje flagrante në favor të Ramës

Deklarata e Yuri Kim, reagon ‘Rithemelimi’: Ndërhyrje e

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila iu drejtua kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” me 4 pyetje për “sponsorizimin” që po u bëhet gjatë fushatës.

Në nj deklaratë, “Rithemelimi” e ka quajtur qëndrimin e ambasadores flagrante me ligjin dhe ndërhyrje të palejueshme në fushatë duke i cituar “Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

“Rithemelimi” shkruan se me këtë deklaratë, ambasadorja do të nxisë qytetarët të votojnë kandidatët e Ramës. “Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni I konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes. Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim”, thuhet në deklaratë.

Të fundit