Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Alibeajt për Berishën, Ndoka: Ka mbetur si viktimë për të bërë broçkulla

Deklaratat e Alibeajt për Berishën, Ndoka: Ka mbetur si viktimë

Nard Ndoka i sheh deklaratat e Enkelejd Alibeajt për ish-kryeministrin Berisha, si broçkulla që tentojnë të mbajnë hapur hendekun e PD.

Për RTV Ora, Ndoka u shpreh se Alibeaj nuk ka të drjetë morale të bëjë deklarata të tilla për Berishën, duke i kërkuar edhe largimin nga mbledhja si i paftuar.

“Habitem se si arriti Alibeaj der këtu. E kuptoj Bashën në hallin e tij por jo Alibeajn. Ai ndoshta thjesht ka mbetur si viktimë apo ka mbetur prej një fjale të thënë. Nuk ka asnjë të drejtë morale e as institucionale për të bërë broçkulla të tilla. Kur kërkohet koncensus, dialog dhe bashkim I PD, ai tenton të mbajë një hendek të hapur akoma”, tha Ndoka.

Ndoka tha se e gjithë kriza në PD, erdhi pikërisht si pasojë e përjashtimit të Sali Berishës.

“Dihet se përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, solli dhe krizën në PD. Ky përpiqet akoma ta mbajë këtë tension brenda partisë. Besoj se tashmë kjo është situatë e tejkaluar. Duket se i kishte premtuar Bashës për një gjë të tillë. Por kjo nuk është rruga e duhur, është humbje kohe”, shtoi Ndoka.

Të fundit