Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Bashës, reagon Nishani: Krahasoi Berishën me Ramën, edhe tradhëtia ndihet e fyer

Deklaratat e Bashës, reagon Nishani: Krahasoi Berishën me Ramën,

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha nga Kuvendi.

Ai tha se Basha barazoi sot ish-kryeministrin Sali Berisha me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ironizoi se në modelin e kryedemokratit edhe tradhëtia ndihet e fyer.

Nishani shtoi se demokratët edhe pse e kanë kritikuar Bashën nuk e kanë krahësuar asnjëhere me Edi Ramën.

"Lulzim Basha deklaroi sot edhe publikisht, atë që kishte bashkëpregatitur prej kohësh me pengmarrësin e tij. E barazoi Sali Berishën me Edi Ramën !

L. Basha e shpalli atë si të keqen 30 vjeçare të këtij vendi. Kjo nuk është tradhëti, se edhe tradhëtia apo tradhëtarët e kanë një lloj dimensioni, të lig, por e kanë. Në modelin e L. Bashës edhe tradhëtia ndihet e fyer po ta krahasosh..", shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Ky i fundit iu ka bërë thirrje deputetëve që të distancohen nga projektet e kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ato asgjësojnë Partinë Demokratike.

Të fundit