Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Metës, reagon PD: Tenton të përçajë, demokratët ia dinë bëmat dhe gjëmat

Deklaratat e Metës, reagon PD: Tenton të përçajë,

Vjen reagimi nga ana e Partisë Demokratike pas deklaratave të presidentit Ilir Meta.

Në një konferencë për shtyp pak minuta më parë, Meta tha se kryedemokrati Lulzim Basha i ishte lutur me lot në sy kreut të shtetit në Gjermani që të anulonte protestën e 8 qershorit në 2019-ën dhe zgjedhjet lokale të atij viti.

Po ashtu, Meta akuzoi Bashën se bojkotoi edhe 13 tetorin dhe aleatët që donin zgjedhje vendore.

Sipas PD, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike.  

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në reagimin e PD.

 

Të fundit