Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Peleshit, Berisha: Qesharake të thuash që s’duhen helikopterë për zjarret, Rama shpenzon 200.000 € me charter

Deklaratat e Peleshit, Berisha: Qesharake të thuash që s’duhen

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka konsideruar qesharake deklaratat e bëra një ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me kapacitetet teknike që ka vendi ynë për emergjencat e krijuara nga zjarret.

Referuar deklaratës së Peleshit se nuk është e nevojshme të blesh helikopterë për shuarjen e zjarreve sepse janë të kushtueshëm, Berisha thotë se, “Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjncash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret.

Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve”.

Kryedemokrati shton se as në vendet me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria, qeverisë nuk i lejohet charter dhe avionë privat.  Sipas Berishës, kjo tregon qëllimin e vërtetë të qeverisë, që është luksi personal. Gjithashtu shton se ministri, në këtë rast Peleshi, duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe jo të bëhet avokat i vjedhjeve të Ramës.

 

Të fundit