Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës, Godole: Kampionë për të manipuluar, anketa e këshillimit me pyetje sugjestive

Deklaratat e Ramës, Godole: Kampionë për të manipuluar,

Sekretarja e të pëndjekurve në PD dhe njëherazi studiuese, Jonila Godole, ka komentuar deklaratat dhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, kundrejt opozitës.

E ftuar në News 24, Godole u shpreh se deklaratat e Ramës shpalosin kulturën politike, më një gjuhë që fyen palën tjetër, duke i cilësuar kampionë të manipulimit.  

Godole dha edhe një koment për anketën e Këshillit publik të publikuar dy ditë më parë. Anketa synon të kthehet në një bashkëpunim mes qeverisë dhe popullit.

“Kjo është kultura politike. Kjo është gjuha, fyerja që i jepet palës tjetër. Ajo që më bëri përshtypje ajo që ne futemi si kampionë për të fituar, po, po si kampionë për të manipuluar se sa për të fituar. Unë pata një koment për anketën si studiuese. Ishin 12 pyetje sugjestive. Nëse publiku nuk e kupton, është një pyetje e cila sugjeron që ti të zgjedhësh përgjigjen që qeveria do, të thuash po. E merrja me mend, por që të dalë publike është e rëndë. Nëse do të këshillohesh me qytetarët, duhet t’i pyesësh ata se çfarë është e rëndësishme, korrupsioni është i rëndësishëm. Gjithë mungesa e programit ishte zëvendësuar aty me liberalizimin e kanabisit. Aty flitet për amnistinë e parave që vijnë nga jashtë, kush do i kontrollojë këto. Cili qytetar do kthejë përgjigje për këtë, sa të informuar janë qytetarët. Për çfarë e kanë zgjedhur qytetarët një qeveri, që të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr. Ne kishim një sërë anketash para zgjedhjeve se kush ishin çështjet që shqetësonin qytetarët. Nuk kemi nevojë për anketa të përgjigjemi ashtu siç do kryeministri. Të noterizojmë vendimet që qeveria ka marrë tashmë. Janë kampion në manipulim, shpresoj shumë që shqiptarët ta kuptojnë këtë gjë”, deklaroi Godole.

Të fundit