Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për borxhin publik, reagon eksperti: Po e çon vendin drejt humnerës fiskale, është 97.4%

Deklaratat e Ramës për borxhin publik, reagon eksperti: Po e

Eksperti i ekonomisë në PD, Akil Kraja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për borxhin publik. Kraja thotë se borxhi real është më i lartë se ai i deklaruar nëse përfshihen edhe kostot e fshehura të PPP-ve dhe detyrimet e prapambetura.

Sipas tij, Rama po e çon vendin drejt një humnere fiskale, duke pasuruar klientët e tij e varfëruar vendin. Kraja e përmbyll reagimin e tij duke thënë se para ka, por vidhen.

Postimi i plotë:

Merr borxh në emër të shqiptarëve për t'ia dhënë oligarkëve, inceneratorëve, projekteve 3D apo tenderave me çmime abuzive.

Kjo quhet vjedhje.

Borxhi publik ka arritur 97.4% ose mbi 10 miliardë euro që duhet ti paguajmë ne dhe fëmijët tanë.

Ndërkohë që u dhanë 2 paketa gjysmake për bizneset për t'u përballur me krizën ekonomike, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon plot 120 milion euro shtesë për PPP-të e Ramës.

Edi Rama po çon vendin drejt një humnere fiskale duke pasuruar klientët e tij e varfëruar vendin.

Para ka, por vidhen !!!

Të fundit