All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për korrupsionin, reagon Bardhi: Çdo mohim po kthehet në kohë të humbur për vendin

All - Paragraf - 1

Deklaratat e Ramës për korrupsionin, reagon Bardhi: Çdo mohim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me korrupsionin.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, Rama po shmang përgjegjësinë, ndërsa njëkohësisht po dekurajon e intimidon drejtësinë, duke thelluar krizën dhe vonuar zgjidhjen e problemeve në Shqipëri.

Kujtojmë se Rama tha sot se po të ishte rritur korrupsioni s'mund të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet, të ardhurat në arkën e shtetit .

Reagimi i plotë:

MOHIMI QË KUSHTON!

Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur. Por çështja është se, bashkë me të, zvarriten edhe shqiptarët.

Duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, siç po bën sot, Edi Rama shmang përgjegjësinë, dekurajon dhe intimidon drejtësinë, thellon krizën dhe vonon zgjidhjen, duke e kthyer çdo mohim në kohë të humbur për Shqipërinë.

Të fundit