Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ramës për SPAK-un, Këlliçi: Kërcënoi drejtësinë, i tmerruar se laku po shtrëngohet

Deklaratat e Ramës për SPAK-un, Këlliçi:

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka dënuar deklaratat e kryeministri Edi Rama për organet e drejtësisë e sidomos ndaj SPAK-ut gjatë Kongresit të PS.

Në një deklaratë për mediet, Këlliçi tha se kryeministri kërcënoi drejtësinë duke i bërë presion për shkak se zyrtarët dhe qeveritarët e tij e kanë shkelur ligjin. Ndër të tjera, Këlliçi tha se afera e inceneratorëve do të fundosë qeverinë.

“Sot Edi Ramën do ta kishin zili edhe diktatorët më famëkeq, për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Në vend të projekteve për hapjen e vendeve të punës, Rama kërcënoi drejtësinë. 

PD do t'i shkurtojë ditët Edi Ramës një orë dhe më parë. Sot qytetarët panë si Rilindja vdiq. Rama u la porosi deputetëve dhe delegatëve që termin ‘Rilindje’ të mos e përmendin më pasi është eksperiment i dështuar. Pas 9 viteve në qeverisje, Edi Rama u tregoi shqiptarëve se oferta e vetme që ai ka, është hashashi.

I vetmi merak që kishte Edi Rama sot, ishte presioni ndaj drejtësisë. Iu hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët dhe qeveritarët e tij për shkak se kanë shkelur ligjin dhe i kërcënoi dhe u tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai çon dhe kap prej veshi dhe çon para drejtësisë. Edi Rama sot ishte i tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet. Afera e inceneratorëve do të jetë pikërisht afera që do ta fundosë këtë qeveri.

Dhe nuk ka asnjë kuptim apo logjikë se si Lefter Koka apo deputeti Alqi Bllako sot të jenë në burg dhe kryeregjisori, personi që inskenoi, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, arkitekti i kësaj afere korruptive, i vjedhjes më të madhe të fondeve publike në 30 vite, i vjedhjes së 430 mln eurove, Edi Rama të mos jetë prapa hekurave. Ndaj në Kongresin e sotëm të hashashit, të urrejtjes dhe të luftës ndaj drejtësisë, Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e një diktatori, fytyrën e një satrapi lindor që duhet të largohet një orë e më parë nga drejtimi i qeverisë”, deklaroi Këlliçi.  

Të fundit