Flash News

Ditari i Opozitës

Dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore, reagon Tabaku: Shans i humbur për të pasur ligj konsensual

Dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore, reagon Tabaku: Shans i humbur

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ndryshimin për ligjin e komisioneve hetimore. Ndryshimet në ligj u propozuan nga Partia Socialiste, si një mënyrë për të penguar opozitën të kërkojë ngritjen e tyre për hetimin e çështjeve të caktuara.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me dekretin e Presidentit Begaj për ligjin e Komisioneve Hetimore.

Ajo shprehet se është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit, por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv.

Reagimi i plotë i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku:

“Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv. Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian”.

Të fundit