Flash News

Ditari i Opozitës

Del pas 3 orësh, Xhelal Mziu tregon përse u pyet nga SPAK

Del pas 3 orësh, Xhelal Mziu tregon përse u pyet nga SPAK

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, aktualisht deputet i PD, Xhelal Mziu ka dalë nga ambientet e SPAK pas tre orësh marrje në pyetje.

Ai tha për gazetarët se u pyet lidhur me kallëzimin që e pasuesit të tij në detyrë, Rakip Suli.

“U thirra në SPAK pas kallëzimit të Rakip Sulit. Nuk mund të flas për hetimin. Dhashë të gjitha deklarimet e mia”, tha Mziu për gazetarët.

Suli ka kallëzuar Mziun, duke e akuzuar se ka favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të bashkisë.

 

Të fundit