Flash News

Ditari i Opozitës

Delegjitimimi i përgjimeve të SKY ECC, Berisha: Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës para vendimit

Delegjitimimi i përgjimeve të SKY ECC, Berisha: Duan të

I pyetur nga gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se, politika dhe bandat që nuk janë të interesuara për përgiimet e SKY duan të çekuilibrojnë korumin e gjykatës Kushtetuese para marrjes së vendimit.

Berisha: Me gjyqtarët brenda Gjykatës Kushtetuese po ndodhin të gjitha format antikushtetuese të presionit ndaj tyre dhe gjithçka synohet të delegjitimojë dokumente legjitime zyrtare që vendet partnere kanë dorëzuar sepse e konsiderojnë si detyrim të ndihmojnë publikun shqiptar për të pasur një mjedis të sigurt, por edhe si detyrim për rrezikun e madh që bandat dhe mafia përfaqëson për vendet e tyre. Kjo është e sigurt. Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës përpara një vendimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili sigurisht nuk do të pranohet, do të apelohet nga PD. Por do të shënojë gllabërimin e institucionit kushtetues nga mafia dhe krimi.

Të fundit