Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët për dorëheqjen e Bashës/ Shehaj: Nuk kam besim; Sula: E vonuar

Demokratët për dorëheqjen e Bashës/ Shehaj: Nuk kam besim;

Deputetët Agron Shehaj dhe Dash Sula, përfaqësues të dy kampeve të PD  kanë komentuar vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD.

Të ftuar në emisionin ‘Politiko’, Sula thotë se largimi i Bashës ishte i vonuar.

“E vlerësoj dorëheqjen edhe pse e vonuar. PD ndodhet në proces real të ribashkimit dhe faktorët duhet të bëjnë të pamundur bashkimin e PD”, tha Sula.

Nga ana tjetër, Shehaj thotë se ai ishte i shkarkuar prej kohësh me referendum.

“Dorëheqja e Bashës vlen për ata që e njohin, ne e kishim shkarkuar prej kohës. Fakti që ka marrë kohë, duket se ka planifikuar edhe cfarë ndodh më pas, kanë vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm, kur do bëhen zgjedhje brenda PD. Partitë vendosin me votë, Basha dhe mbështetësit e tij legjitimitetin e mbanin mbi faktin se thonin kemi shumicën, zgjedhjet treguan se nuk e kanë shumicën.

Nuk kam shumë besim te ky vendim. Duhet një gjuhë e përbashkët me Komisionin e Rithemelimit pa dyshim.  Lind pyetja a e ka dhënë vërtetë dorëheqjen?”, tha Shehaj.

Të fundit