Flash News

Ditari i Opozitës

Dënimi i eksponentëve të LSI për blerje votash, deputetja e PD: U konfirmua masakra zgjedhore

Dënimi i eksponentëve të LSI për blerje votash, deputetja e

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas dënimit të dy eksponentëve të LSI, Albjon Çeku dhe Denis Xholi me një vit burg pasi akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit në Dibër.

Në një postim në Facebook, deputetja demokrate shkruan se me këtë dënim u konfirmua masakra zgjedhore.

Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.

Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune  të përkohshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër  është vetëm maja e ajsbergut. Gjithçka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë.

Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë.

Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për cdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve”, shkruan deputetja.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku u kapën 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë.

 

Të fundit