Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Këlliçit: Administrata është transferuar në fushatë, shoku Ulsi e di që është shkelje ligji

Denoncimi i Këlliçit: Administrata është transferuar

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e administratës publike në fushatën e 6 marsit, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Këshilli shkruan në Facebook, se drejtorët e administratës kanë lënë punën dhe janë vendosur në fushatë për kandidatët për kryetar bashkie të socialistëve.

Këlliçi i drejtohet ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që po ashtu ka qenë i pranishëm në fushatë, se pozicionimi i administratës në fushatë është një shkelje ligji.

“Nga Tirana në Dibër!

Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!

Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret.

Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit”, denoncon Këlliçi.

Të fundit