Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PD: Si u bë Enti Rregullatori i Energjisë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit

Denoncimi i PD: Si u bë Enti Rregullatori i Energjisë pjesë e

Partia Demokratike denoncoi sot Entin Rregullator të Energjisë si të përfshirë në afernë e inceneratorëve.

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo deklaroi nga selia blu se ERRE në një dokument zyrtar pretendon se inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MWh.

Por, inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KË (kilovat) ose 2.85 MË ( Megavat). Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MWh.

Bozdo thotë më tej se qeveria dhe autoritetet e tjera po mundohet të gënjejnë shqiptarët dhe të mbulojnë vjedhjen e Ramës.

“Gënjejnë të gjithë, qeveria, institucionet e pavarura, pa asnjë përjashtim, sepse u duhet të mbulojnë atë që nuk mbulohet kurrë: faktin se Rama u vodhi shqiptarëve, madje edhe atyre që s`kanë lindur ende, plot 420 milionë euro! Ua vodhi ai personalisht, nën emrin e Klodianëve apo Mirelëve, që ende i paguan për diçka që nuk ekziston”, tha Bozdo.

Demokrati i bën thirrje shqiptarëve që më 14 maj të ndahen nga ky model i qeverisjes dhe korrupsioni.

Denoncimi i PD: Si u bë Enti Rregullatori i Energjisë pjesë e Denoncimi i PD: Si u bë Enti Rregullatori i Energjisë pjesë e

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit