Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i PL: Peleshi hap tender “tallavaje”, 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje

Denoncimi i PL: Peleshi hap tender “tallavaje”, 600 mijë euro

Partia e Lirisë ka denoncuar një tender të shpallur nga ministria e Mbrojtjes për aktivitete artistike. Sipas saj, një shpenzim prej 600 mijë euro për “shërbim çlodhjeje” është i panevojshëm për kushtet në të cilat ndodhet vendi.

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi kërkoi anulimin e menjëhershëm të tenderit, duke kujtuar se qytetarët po përballën çdo dite me rritjen e çmimeve.

“Kur 67% e popullsisë me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, po ndjen si kurrë më parë lakun e varfërisë për shkak të rritjes abuzive të çmimeve, dhe kur Qeveria u ndan “thërrime” shtresave më në nevojë të shoqërisë që po lëngojnë nga mjerimi i tejskajshëm, Niko Peleshi vendos të shpërdorojë fondet publike për ahengje.

Kur pensionistët çdo ditë ndjejnë koston e rëndë të shtrenjtimit të ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë elektrike, kur mjekët, infermierët dhe arsimtarët kërkojnë rritje rroge, kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje ekonomike për të përballuar universitetet, kur jetimët në qendrat sociale janë të paushqyer sepse u vidhet edhe kafshata, Niko Peleshi shpall tender për “tallava”.

Anuloni urgjent tenderin dhe ndani këto fonde për familjet më në nevojë! Qeverisë së tallavasë, babëzisë dhe paligjshmërisë që zhvat papushim shqiptarët dhe fondet e tyre i keqpërdor në këtë farë feje, i duhet treguar vendi sa më pare”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 

 

 

Të fundit