Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi për apartamentin, Berisha: Andon Pango i dënuar, Dumani e shtyn gjyqin që çështja të parashkruhet

Denoncimi për apartamentin, Berisha: Andon Pango i dënuar, Dumani e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ish drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme  Altin Dumani, se ka ndihmuar një person të dënuar për t'i shpëtuar drejtësisë përmes parashkrimit të çështjes.

Në qendër të akuzave të Berishës është çështja e Andon Pangos, i cili ishte dënuar me gjashtë vite burg për mashtrim. Sipas Berishës, vendimi ndaj Pangos nuk është dërguar qëllimisht në Gjykatën e Apelit për një periudhë pesëvjeçare. Kjo vonesë, pretendon ai, ka bërë që çështja të parashkruhet zyrtarisht më 5 janar 2021.

Berisha gjithashtu tha se Andon Pango aktualisht ndodhet në SHBA, ku sipas tij, merret me pastrimin e parave për llogari të Dumanit. 

Berisha: Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg.
Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.
Ç’ndodh tjetër?
Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.

Është diku në këto gjykatat e faktit.
Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.
Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.
Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.

Denoncimi për apartamentin, Berisha: Andon Pango i dënuar, Dumani e

Të fundit