Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon dega e PD Durrës: Po ndahen fondet e rindërtimit për të vjedhur vota

Denoncon dega e PD Durrës: Po ndahen fondet e rindërtimit për

Dega e PD në Durrës ka denoncuar se bashkia Durrës po ndan fondet e rindërtimit për banorët në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas PD, ka shumë familje që prej me shume se 2 vitesh nuk marrin bonusin e qirasë dhe nisi të ndahet tani ne prag te zgjedhjeve për të vjedhur vota.

Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavarësisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake.

Pse pikerisht tani lëvrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne qiell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve?

Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe”, denoncon PD.

Bashkia Durrës në një nga pikat e rendit të ditës që pritet të kalojnë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës është përfshirë lista e 13-të e familjeve përfituese të granteve të rikonstruksionit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Megjithëse lista e fundit (e dymbëdhjeta) është miratuar më 20 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, bashkia Durrës priti plot 10 muaj të tjerë për të dëmshpërblyer 526 familje të tjera përfituese.

Të fundit