Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon sekretari i PD: Burri i kandidatës së Doshit i dënuar për vrasje, Rama i dha leje për ndërtimin e një resorti

Denoncon sekretari i PD: Burri i kandidatës së Doshit i dënuar

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka denoncuar qeverinë Rama se ka blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit duke bashkëpunuar njerëz të botës së krimit dhe Tom Doshin.

I ftuar në Syri tv, Gjata thotë se kandidatja për deputete e Doshit është e shoqja e një të dënuari për vrasje dhe plagosjen e një shefi policie vite më parë, ndërsa Rama sipas tij i ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti në Shkodër.

“Sot kemi dëgjuar një deklaratë të Z. Bardhi për një urdhër që ka dhënë Rama për lirimin e një personi nga burgu. Unë po ju them një fakt tjetër.

Në Shkodër, Tom Doshi, kandidatja për deputete Meri Markiçi, bashkëshorti i saj është dënuar për vrasje në vitin 1992, si edhe plagosjen e një shefi policie. Ky person ka bashkëpunuar me një person që ka marrë tendera nga qeveria dhe për këtë ka edhe foto. Dhe kanë blerë vota dhe kanë kërcënuar njerëzit që të mos shkojnë të votojnë. Ky person ka marrë leje si ndërtues strategjik, pikërisht ndërtimin e një resorti nga qeveria Rama, vetëm disa muaj më parë”, tha Gjata.

 

Të fundit