Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e opozitës në SPAK, Çupi: Do të më kenë përballë për sa kohë të kem fuqi politike

Deputetët e opozitës në SPAK, Çupi: Do të më

Deputetja demokrate Dhurata Çupi është shprehur se do të vijojë betejën bashkë me opozitën përballë regjimit Rama.

Në Neës24, Çupi reagoi lidhur me hetimin që nisi ndaj deputetëve të opozitës, pas rezistencës që bënë në Kuvend një ditë më parë.

Demokratja deklaroi se do të qëndrojë përballë regjimit, për aq kohë sa do të ketë fuqi politike.

“Do të ndjehesha kokëulur nëse do të ikja në dyert e SPAK për afera korruptive, por po iki e akuzuar për aksion opozitar. Ky pushtet do të më ketë përballë për sa kohë që të kem fuqi politike”, u shpreh ajo, duke paralajmëruar se aksioni opozitar do të vazhdojë drejt mosbindjes civile”, u shpreh Çupi.

Të fundit