Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD çojnë në “Kushtetuese” Bordin e Transparencës: Të shkrihet, u shndërrua në klubin e oligarkëve!

Deputetët e PD çojnë në “Kushtetuese” Bordin e

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula çuan në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës.

Ata kërkojnë shkrirjen e këtij Bordi, që u ngrit me vendim të qeverisë pas protestave të qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Sipas tyre, Bordi përfaqëson interesat e oligarkëve, duke dëmtuar qytetarët. Deputetët u shprehën se në Bordi cënon lirinë ekonomike, konkurencën në treg dhe thellon më shumë varfërinë.

"Sot në emër të interesit të qytetarëve, në emër të interesit publik, 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.

Është fakt tashmë që prej muajsh qytetarët shqiptarë janë përballur me abuzimet me çmimet. Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës. Edhe pse më të varfërit në Europë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës.
 
Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në klubin e oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin. Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të cmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve.
 
Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët", tha deputetja Çupi. 

Të fundit