Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD-së protestë para PE: Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka

Deputetët e PD-së protestë para PE: Duam t’i bashkohemi

Ndërkohë që një pjesë e kolegëve vijojnë takimet zyrtare në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese me eurodeputetë në hyrjen e Parlamentit Europian.

Deputetët Edi Paloka, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Tritan Shehu, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Tomor Alizoti, Dhurata Çupi, Qani Xhafa, Xhelal Mziu, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Ludovik Hasanaj, Kasem Mahmutaj, dhe Petrit Doda, kanë njohur kolegët e tyre europianë me faktet e arrestimit politik të Kryetarit të PD dhe Liderit të Opozitës Sali Berisha, duke kërkuar monitorimin nga afër të situatës dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Me arrestimin e Sali Berishës, deputetët demokratë shpjegojnë se synohet të cenohet barazia e palëve në zgjedhje.

Jemi në një vit zgjedhor, dhe drejtësia po përdoret për të goditur të gjithë drejtuesit e opozitës, që Edi Rama të konkurojë me vetveten dhe të mbajë pushtet me dhunë” - shprehen deputetët demokrat.

Disa prej tyre mbajnë pankarta në duar.

Deputetët e PD-së protestë para PE: Duam t’i bashkohemi

Deputetja Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”.

Ndërsa, deputetja tjetër e PD-së Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”!

Më herët, deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët  Lukas MANDL dhe Davor Ivo STIER, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Deputetët e PD-së protestë para PE: Duam t’i bashkohemi

Ndërsa deputetët e tjerë kanë shpalosur pankarta para Parlamentit Europian dhe do të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

 

Të fundit