Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD-së shkojnë me ‘Range Rover’ për inspektim tek inceneratori i Elbasanit

Deputetët e PD-së shkojnë me ‘Range Rover’ për

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur për inspektim pranë Inceneratorit të Elbasanit.

Ky impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan është i pari i këtij lloji që u ndërtua në Shqipëri me ardhjen në pushtet të së majtës në 2013.

Fillimisht në këtë incenerator kanë mbërritur deputetët e mazhorancës dhe pak më vonë u bashkuan edhe ata të PD-së.


Në fotot e siguruara nga Gazeta Shqip, shihet që deputetët Luçiano Boci dhe Lefter Gështenja erdhën me Range Rover tek inceneratori i Elbasanit.

Sapo u bashkuan me grupin e parë të inspektimit, ata nisën debatin me deputetët e PS-së, për të tërhequr vëmendjen.

Një ditë më parë anëtarët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja, pranuan ekzistencën e inceneratorit të Fierit. Sapo panë investimin me sytë e tyre ata u larguan menjëherë

 

Të fundit