Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e PD takojnë zv.kryetaren e CDU: Lufta kundër korrupsionit, pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë

Deputetët e PD takojnë zv.kryetaren e CDU: Lufta kundër

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bashkë me deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një takim në Berlin me Patricia Lips, zëvendëskryetare e grupit parlamentar të CDU në Bundestag.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira mbeten thelbësore për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar nevojën për reforma konkrete dhe zbatim real të standardeve europiane.

"Gjatë vizitës në Berlin ishte kënaqësi takimi me Znj. Patricia Lips – Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane.

Një diskutim i hapur mbi standardet që duhet të përmbush Shqipëria në procesin e integrimit, ku lufta ndaj korrupsionit dhe zgjedhet e ndershme qëndrojnë në themel të këtij procesi. Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore që pengon avancimin real të vendit drejt Bashkimit Europian. Një kulturë politike që shndërrohet në mburojë për korrupsionin jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por edhe bllokon progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç, ku është e domosdoshme të kalohet nga retorika te veprimi konkret. Vlerat europiane nuk mund të mbeten thjesht deklarata në letër, por duhet të përkthehen në standarde të zbatueshme në praktikë, përmes reformave reale dhe rezultateve të matshme. Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në Bashkim Europian bazuar në meritë dhe në standarde që ndihmojnë mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria nuk ka aleat më të çmuar në rrugën e saj sesa Gjermania. Faleminderit për vërtetësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme", shkruan Bardhi. 

Të fundit