Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti del me propozim për bashkimin e PD: U bëra pjese e hipokrizisë dhe opurtunizmit

Deputeti del me propozim për bashkimin e PD: U bëra pjese e

Deputeti demokrat Flamur Hoxha ka zbardhur qëndrimin e tij në mbledhjen e grupit, që u zhvillua një ditë më parë. Hoxha ka bërë një propozim, që sipas tij është i vetmi që mund të sjellë bashkimin real të Partisë Demokratike.

“Të fillojmë, me ato struktura sic ishin e punuam në fushaten e 25 prillit, një proces organizimi e zgjedhje në çdo qelizë të strukturave drejtuese të çdo dege, me antarësinë aktive dhe deputetet në zonën ku ka marrë mandatin në emër të PD, e në disa muaj të përmbyllim të gjitha proceset zgjedhore në parti. Kjo është e vetmja rrugë nëse duam realisht një parti me te madhe, më të bashkuar dhe më të forte”, thotë deputeti.

Ai thekson se “nëse nuk behet një bashkim i tillë unë absolutisht nuk do bëhem pjese e përçarjes se PD duke mbështetur procesin e një grupi pavarësisht pakice apo shumicë dhe lënë jashtë këtij procesi pjesen tjetër”.

Hoxha shton se “u bëra pjese e hipokrizisë e opurtunizmit brenda PD”, ndërsa shton se do të dëshironte të ishte më aktiv. Deputeti thekson se grupi parlamentar duhet të dalë mbi veten për të dhënë një mesazh bashkimi dhe shprese.

Të fundit