Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Alibeaj është kthyer në ‘patericën’ e Ramës, me përjashtimet heq vëmendjen nga skandalet e qeverisë

Deputeti i PD: Alibeaj është kthyer në

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka folur mbi përjashtimin e tij dhe të tre kolegëve të tij nga grupi parlamentar më herët gjatë ditës së sotme. 

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24, Shehu akuzon Alibeajn se me këtë veprim, ai po shndërrohet në një mburojë të kryeministrit Edi Rama, duke i mbuluar skandalet që publikohen çdo ditë.

“Përveç anës komike dhe qesharake, përveçse ‘sëmundjes;’ së Alieajt, këtu kemi të bëjmë me një tentativë të Alibeajt për heqjen e vëmendjes nga dështimet dhe aferat korruptive të Ramës në këto kohë.

Sillet si paterica e Ramës duke tentuar të dëmtojë grupin parlamentar të PD-së, opozitën shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Është një qëndrim i qëllimshëm dhe delirant. I qëllimshëm për t’u bërë paterica e Edi Ramës. Për të shpëtuar qeverisjen në shkëmbim të elementeve të tjerë”, u shpreh Shehu.

 

 

Të fundit