Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD ironizon vilat e Karçanajt: E shkreta, na doli në Palasë me rroba banje

Deputeti i PD ironizon vilat e Karçanajt: E shkreta, na doli në

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohej projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Korreshi u shpreh me tone ironike për largimin e saj nga detyra dhe situatën personale, duke thënë se fillimisht ishte menduar për vështirësitë që mund të kishte pas largimit nga posti.

Ai shtoi se janë zbuluar të dhëna për pasuri në zonën e Palasës, në një kohë kur Rama i qante hallin se jetonte me qira.

“Thamë për atë të AKSHI-t, Kërçanajn e shkretë, gjynah, nuk kishte ishte me qira. Mos, ku do vejë, se iku dhe nga detyra, kush do tia paguajë qiranë?! Kur del në Palasë ajo  e shkreta me rroba banje. I dolën vilat. Kësaj ça ti bëjmë ne, se si kjo ka shumë e shumë të tjerë. Këto të pastrimit të parave me kë do merren me këta që do vijnë pas këtij ligji  apo do ketë edhe një rishikim të kësaj. Nga 2013 e dimë që çdo gjë është online, pse nuk janë zbuluar, a ka kapacitet kjo ndërmarrje të verifikojë kaq kontrata?”, tha ai.

Të fundit