Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Qeveria vonon prej 10 vjetësh zbatimin e bypass-it te Elbasanit dhe autostradën Elbasan-Qukës

Deputeti i PD: Qeveria vonon prej 10 vjetësh zbatimin e bypass-it te

Deputeti i PD në Elbasan Lefter Geshtenja akuzon qeverinë se nuk ka një plan për rrugët ndonëse sipas tij financimi nuk ka munguar

Gjatë fjalës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, deputeti tha se qeveria vonon prej 10 vjetësh zbatimin e bypass-it te Elbasanit dhe autostradën Elbasan-Qukës

“Qeveria nuk ka një plan për rrugët ndonëse financimi nuk ka munguar.

Dje në komision u diskutua për Ratifikimin e Marrëveshjes me qeverinë Italiane për financimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për Qarkun e Elbasanit: Hartimi i projekt-zbatimit final për By Pass-in e Elbasanit dhe autostradës Elbasan-Qukës.

Në këto projekte kam qënë pjesë ideimit dhe hartimit të tyre që para 10 vitesh, por ende kjo qeveri nuk ka nisur nga zbatimi i tyre.

Më tej, projekte të nisura si ai i Qaf-Plloçë-Qukës dhe Librazhd-Bulqizë nuk kanë përfunduar ende.

Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve në Qarkun e Elbasanit dhe nuk ka ndërment të japë afate për projektet.

Shqipëria e ka emergjente zhvillimin e infrastrukturës por fatkeqësisht me këtë qeveri nuk është ndërtuar asnjë projekt madhor”, u shpreh deputeti demokrat.

Të fundit