Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD thirrje për grupin e Bashës: Të bëhemi të gjithë bashkë, ndryshe jemi humbës

Deputeti i PD thirrje për grupin e Bashës: Të bëhemi të

Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka bërë thirrje për bashkimin e gjithë opozitës shqiptare në një front të vetëm.

Duke folur në Euronews Albania, ai i bëri thirrje edhe grupit të kryedemokratit Lulzim Basha për t’u bashkuar pasi sipas tij copëzimi i opozitës, me kodin zgjedhor aktual, e bën atë humbëse përballë mazhorancës socialiste.

PD po funksionon. Duhet të hedhim hapa më të shpejtë lidhur me riorganizimin e partisë në bazë. Strukturat duhet të jenë në terren. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të lëmë pas përplasjen që kemi pasur me njëri-tjetrin, pasi duhet të kuptojmë që përballë kemi Ramën dhe jo njëri-tjetrin.

Çdo faktor tjetër opozitar do të doja të rreshtohej në këtë krah të opozitës, përfshi edhe kolegët e mi që etiketohen si grupi i Bashës, do doja të ishin në një front opozitar, në këtë grup që po themi ne, në mënyrë që të kemi një opozitë reale dhe fituese në 2025. Nëse kjo opozitë do të copëzohej, me këtë kod zgjedhor do të minimizohej mundësia e fitores së opozitës”, tha Gështenja.

 

Të fundit