Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD nxjerr emrat: 4 zyrtarë të bashkisë Sarandë intimidojnë votuesit

Deputetja e PD nxjerr emrat: 4 zyrtarë të bashkisë Sarandë

Ina Zhupa ka bërë publike emrat e katër funksionarëve të lartë të Bashkisë së Sarandës që sipas saj po intimidojnë votuesit.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike u shpreh se nënkryetarja e Bashkisë dhe tre drejtorë qëndrojnë pranë qendrave të votimit për të kërcënuar votuesit.

POSTIMI I PLOTË:

Drejtues të institucioneve publike të Sarandës!

Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro

Drejtor Mariel Murati

Drejtor Arjan Kalcuni

Drejtor Alket Qëndro

Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi.

Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë.

Bashkëqytetarët tanë janë te zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata.

Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se cfarë përfaqësoni e cfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.

Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të cliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.

Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë.

Boll më!

Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.

Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!

 

Të fundit