Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD-së në krah të Salianjit: Nisma e tij, për bashkimin e Grupit Parlamentar

Deputetja e PD-së në krah të Salianjit: Nisma e tij, për

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti ka dalë në mbështetje të kolegut Ervin Salianji në nismën e ndërmarrë për të bashkuar grupin parlamentar të PD-së.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se Salianji po lobon me deputetët demokratë për bashkimin e Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

 “Zoti Salianji është duke lobuar me deputetët për t’iu ofruar kompromisin e bashkimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të hequr këtë ngërç që na ka kapur në këto momente. Ndoshta është një zgjidhje, sepse e ka pozicionin e nën kryetarit.

Ne kemi pasur Kryesinë e Grupit Parlamentar, që ka gati një vit që nuk funksionon më. Ne nuk thirreshim më nga kryetari i grupit për të diskutuar për çështjet tona të brendshme. Zoti Salianji mund të ishte një zgjidhje e mundshme. Këtu bëhet fjalë vetëm për kryesimin e Grupit Parlamentar për deputetët të cilët janë ende me logon e PD-së”, theksoi ajo.

Të fundit