Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja tregon planin pas protestës: S’ka kthim pas deri në shkundjen e qeverisë

Deputetja tregon planin pas protestës: S’ka kthim pas deri në

Demokratët kanë paralajmëruar protesta të tjera pas tubimit që u mbajt më 7 korrik kundër qeverisë. Deputetja e PD, Albana Vokshi kërkoi reagim qytetar, ndërsa tha se 7 korriku doli përtej strukturave të PD.

Ajo tha për “Kjo Javë” se është Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë që po merret me këtë organizimin e protestave dhe kalendarin.

Vokshi nënvizoi se demokratët nuuk do të tërhiqen deri në “shkundjen” e qeverisë.

“Të gjitha jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë vetëm strukturat e PD për të reaguar, duhet reagim qytetar. Kjo protestë ishte kombëtare dhe doli përtej strukturave të PD. Kishte qytetarë të lirë që nuk kishin frikë të protestonin edhe pas shantazheve e presionit të administratës së Ramës.

Është krijuar tashmë një front për shpëtimin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë cilive, palëve të interesit, shoqatave të profesionistëve të lirë që janë ndër qytetarët që rëndohen më shumë me politikat e qeverisë së Ramës e taksimit.

Ka parti të tjera gjithashtu, është krijuar pra një front që shumë shpejt do të bisedojë për hapat e radhës, lëvizje të mos bindjes civile, kalendar protestash, sepse protesta do të duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë e lagje.

Ky front përtej drejtuesve të PD do të përcaktojë kalendarin. Nuk ka kthim pas. Deri në shkundjen e qeverisë për të respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve por nëse nuk reagon…”, u shpreh deputetja.

Të fundit