Flash News

Ditari i Opozitës

Dëshmorët që 28 Janarin e bëjnë të duket si 28 Nëntor!

Dëshmorët që 28 Janarin e bëjnë të duket si 28

Nga Besart Xhaferri

Në 1995 në protestat kundër mbylljes së Universitetit të Tetovës nga regjimi i Shkupit mbeti i vrarë Abdylselam Emini gjatë përleshjeve me forcat policore maqedonase.

Shqiptarëve në trojet e tyre shekullore prej 1945 u privohej arsimi i lartë, puna në administratë, në organet e rendit dhe angazhimi në politikë, teksa pas rënies së Jugosllavisë, ndaj tyre nisi dhe dhuna ekstreme policore me prapavijë entike me të vetmin objektiv, eksodin.

Në 2001 shqiptarët krijuan UÇK, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe në Tanushë nisën përplasën e armatosur me strukruat ushtarake maqedonase, teksa lufta u mbyll me marrëveshjen e Ohrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarevë.

Shumë shqiptarë dhanë jetën në këtë luftë, ndër të cilët do veçoja bashkëpatriotin tim nga Berati, Lefter Bicaj, Komandat Telin dhe  dëshmorin nga Tropoja Tahir Sinani. 

Sot kur data shënon 28 Janar 2024 ish Komandanti i UÇK, Talat Xhaferri, do të jetë Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut.

Kjo është një ditë historike për shqiptarët në këtë rajon dhe të ardhmen e tyre në trojet e tyre shekullore.

Të fundit