Flash News

Ditari i Opozitës

Dështimi për bashkimin e PD, Spaho: Bardhi ishte i gatshëm për bashkëpunim, Alibeaj pazare me Ramën

Dështimi për bashkimin e PD, Spaho: Bardhi ishte i gatshëm

Deputeti demokrat Edmond Spahoho ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se po bën pazare me Edi Ramën.

I ftuar në ABC, Spaho thotë se deputeti demokrat është bërë edhe shkak që dy palët të mos gjenin një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthese 180 gradë dhe konsensusi u prish”, tha Spaho.

Ai shton se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për “çështjen e vulës.” 

 

Të fundit