Flash News

Ditari i Opozitës

Dështon mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun, Korreshi: Peleshi ka harruar çelësat

Dështon mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për Ballukun,

Edhe sot ka dështuar mbledhja e Këshillit të Mandateve e thirrur nga 5 anëtarët e Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ata janë paraqitur për të zhvilluar mbledhjen që vetë e kanë thirrur, por dyert e zyrës ku zhvillohet mbledhja ishin të mbyllura.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi duke ironizuar u shpreh se “Niko Peleshi dhe administrata kanë harruar çelësin.

“Kjo është situata, edhe viti i ri edhe pse Niko ka harruar dritat ndezur, ka harruar të hapë edhe derën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo është situata. Ju e patë që s’kishte administrata para disa ditësh. Sot edhe pse është administratë, kanë harruar çelësat. Edhe pse mbledhja e këshillit është e vlefshme përsëri nuk përgjigjet as Niko as administrata”, tha deputeti demokrat.

 

Të fundit