Flash News

Ditari i Opozitës

Detaje nga protesta e 29 Tetorit, rrugët do të bllokohen në Tiranë dhe qytete të tjera

Detaje nga protesta e 29 Tetorit, rrugët do të bllokohen në

Zbardhen detaje nga protesta e 29 tetorit e parlajmëruar nga opozita.

Pas mbledhjes së zhvilluar sonte nga krerët e PD në qarqe në seli u vendos që nisja e protestës do të jetë 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

Sakaq, sa i përket organizimit, protesta do të shtrihet në disa qytete.

Kështu, protesta pritet të sjellë bllokim rrugësh në Kthesën e Kamzës, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Kjo protestë bëhet në kuadër të aksionit për mosbindje civile, për shkak se PD kërkon Qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

NJOFTIM PËR MEDIA
Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka me drejtues Politik dhe kryetarë të degëve të vendit u vendos si më poshtë vijon. 
Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.
• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan

Të fundit