Flash News

Ditari i Opozitës

Dha dorëheqjen, Basha del nga selia e PD, largohet në këmbë drejt rrugës së Elbasanit

Dha dorëheqjen, Basha del nga selia e PD, largohet në këmbë

Lulzim Basha ka dalë nga selia blu pasi dha dorëheqjen pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.

Siç duket edhe nga fotot, Basha është larguar në këmbë dhe i shoqëruar nga disa prej përkrahësve të tij drejt rrugës së Elbasanit.

Ndonëse i shoqëruar nga mediat deri kur Basha ka hyrë në një lokal në rrugën e Elbasanit, Basha nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Dha dorëheqjen, Basha del nga selia e PD, largohet në këmbëDha dorëheqjen, Basha del nga selia e PD, largohet në këmbëDha dorëheqjen, Basha del nga selia e PD, largohet në këmbë

Në këtë ambient privat, Bashës i janë bashkuar disa prej drejtuesit e degëve të PD-së. Kujtojmë se në mbledhjen ku Basha komunikoi edhe largimin, disa prej krerëve të degëve dolën kundër dorëheqjes së tij si kryetar.

 

Të fundit