Flash News

Ditari i Opozitës

"Dhashë dorëheqjen si kryeministër për një rezolutë të PE", Meta: Rama po shkatërron integrimin

"Dhashë dorëheqjen si kryeministër për një

Presidenti Ilir Meta, është shprehur se Rama po shkatërron integrimin, teksa ka theksuar se ai vetë në kohën kur ishte kryeministër ka dhënë dorëheqje vetëm për një rezolutë të Parlamentit Europian.

I ftuar në "Syri TV", Meta tha se Rama nuk reagon edhe pse ka dhjetëra rezoluta nga Bundestagu gjerman, ndërkohë që i kërkoi kryeministrit të japë dorëheqjen urgjente.

“Ai vetë (Rama) çfarë mund ti japi më shumë shqiptarëve veçse një dorëheqje të menjëhershme, për këtë dëm që po i bën të ardhmes evropiane, shkretim që po i bën vendit, dëmin që i ka bërë çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, deklaroi Meta.

 “Çfarë ka Rama me Marrëveshjen e 5 Qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira dhe të ndershme? A e do populli atë? A i dalin sondazhet fituese? Pse i shkatërron zgjedhjet. A e dini se kam dhënë dorëheqjen për një rezolutë të Parlamentit Europian, ku thuhet: Rekomandojmë që forcat politike të zgjedhin me konsensus presidentin për shkak të stabilitetit të vendit. Forca ime kishte marrë disa mandate, që nuk ishin të ndershme, të cilat do i takonin PD-së dhe PS-së.

Fatos Nano donte me çdo kusht që të bëhej president, unë nuk ia kam dhënë këtë garanci, më ka ardhur edhe me një ambasador. I kam thënë nuk bëhesh dot president. I kam thënë që bëhu kryeministër dhe unë bëhem zëvendëskryeministër. U prisha me zotin Nano”, tha Meta, duke theksuar se integrimi nisi të ecte para.

Të fundit