Flash News

Ditari i Opozitës

Dhori për përjashtimin e deputetëve: Vendim arbitrar që nuk i përket grupit parlamentar

Dhori për përjashtimin e deputetëve: Vendim arbitrar që nuk

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori ka reaguar pas përjashtimit të 4 deputetëve nga grupi parlamentar, vendim ky i marrë nga Enkelejd Alibeaj.

Në një lidhje për Euronews Albania, Dhori u shpreh se është një vendim arbitrar dhe i pakuptimtë që nuk i takon grupi të PD-së. Deputetja shtoi se ky vendim nuk ka vlerë në situatën ku ndodhet aktualisht Partia Demokratike.

“Qartësisht, është një vendim që nuk i përket Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por ndoshta, vendim i një numri shumë të kufizuar deputetësh në Partinë Demokratike. Një vendim, i cili absolutisht është arbitrar dhe i pakuptimtë, sidomos në këtë situatë ku ndodhemi sot. Në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar, mendoj që nuk ka ndonjë vlerë tashme, sepse është fraksionuar së paku në dy pole, të distancuara dhe me shumë ndasi mes tyre.

Nuk bën asnjë lloj diference mendoj, sepse secili nga deputetët, besoj se e ka të qartë qëndrimin e tij në këtë situatë ku ndodhemi. Besoj se edhe demokratët e kanë të qartë, që tashmë mossbashkimi, mosunifikimi edhe para zgjedhjeve është për shkak se nuk ka vullnet”, tha Dhori.

Të fundit