Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna policore ndaj gazetarit, PD: Reflekton sjelljen e kryeministrit me mediat

Dhuna policore ndaj gazetarit, PD: Reflekton sjelljen e kryeministrit me mediat

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me operacionin anti-drogë në Tiranë ku gjatë aksionit efektivët kanë shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, thekson se Partia Demokratike e dënon këtë sjellje të forcave të policisë me gazetarët, sjellje që sipas saj është e ngjashme me atë të kryeministrit me mediat.

Deklarata e plotë:

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari i Televizionit Neës 24, Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që shpërndau Neës 24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë, siç duket qartë nga pamjet e Neës 24. Dhe ky është nga ato rastet, kur dështimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetarëve.

Ergys Gjençaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raportonin, e trajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin  e publikut. Pra, kemi një gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8 vieçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar policinë e shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj, dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët!

Me gjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Neës 24, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!

Të fundit