Flash News

Ditari i Opozitës

Disa orë para protestës, Meta ka një mesazh qytetarët

Disa orë para protestës, Meta ka një mesazh qytetarët

Disa orë përpara protestës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku përcolli një mesazh për qytetarët.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të protesojnë sot te “vendi i krimit”, ndërsa shtoi se inceneratorët po vjedhin miliona euro.

Përveç qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Meta hodhi akuza edhe ndaj drejtësisë, për të cilën tha se vepron me regji. Kujtojmë që protesta e sotme do të nisë në orën 18.00 tek inceneratori i Tiranës.

“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, nën mbrojtjen e vendosur të kokës së kësaj afere që është Edi Rama.

Dua t’i ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji.

Për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare. Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.

Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të pare me sytë e tyre këtë skenë krime dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyti”, tha Meta.

 

Të fundit